16 dhjetor 2011
Një popull frikacak, i poshtër dhe i fëlliqur
Frikacaku nuk mund të jetë njeri i mirë. Për të shpëtuar lëkurën e tij para çfarëdo regjimi, ai pranon të zbatojë urdhërat e poshtra të regjimit në kurriz të kujtdo tjetër. Kjo përulësi shkon deri në atë pikë saqë frikacaku të pranojë edhe të vrasë një tjetër. Kështu, frikacaku është kontigjent i të poshtërve të këtij vendi. Këtë frikacak të poshtër unë e quaj njeri të fëlliqur. Deri më sot mua nuk më rezulton në këtë vend, askush nga ata që kam njohur dhe ata që nuk i njoh por që më bien në qafë çdo ditë në emër dhe për llogari të Monarkive të Evropës së Veriut, që të mos jetë njeri i tillë. Këta janë kaq të shumtë, sa që unë me siguri të plotë ju deklaroj se ne kemi një popull të tërë frikacak, të poshtër e të fëlliqur!