Treshja Europol, CIA, SHISH- djeg sot kompjuterin tim
Meqë nuk kanë se ç'të më bëjnë, sot më djegin edhe kompjuterin tim tek i cili unë mbaja shënime prej vitit 2005. Kushedi se ç'i gënjen mendja Monarkitë Hije të Evropës, se çfarë mund të fitojnë me këto shkatërrime?! A mund ta riparojnë këto Monarki demaskimin që kanë pësuar për Historinë e Falsifikuar të Gjuhëve dhe Historinë e Falsifikuar të popujve dhe të vetë Monarkive fantazma të Evropës?



Për mua nuk ka më asnjë kërshëri dhe asgjë me rëndësi më përveç se të vëzhgoj se çfarë bëjnë Monarkitë Hije të Evropës për të mbrojtur sundimin e tyre gjakatar mbi mbarë njerëzimin. I gjithë ky univers marrëzish përbën atë që njerëzit e quajnë Histori! Mjaft prej marrëzive të tyre prej përbindshi unë po i provoj prej më se 10 vjetësh në kurrizin tim, si në Durrës, në Bruksel, në kryeqytete të tjera të Evropës, në Tiranë, si dhe tani në Grethin e Mesëm të rrethit të Kavajës!