Friday, October 21, 2011

Provokime të reja të Google

22 tetor 2011

Provokime të reja të Google

Në bashkëpunim me shërbime të huaja dhe SHISH-in Google mua më ka mbyllur këto dy vitet e fundit tre herë account-in tim. Dhe këto tre herë ky gjigand i internetit ka përdorur të njëjtën metodë provokimi për të justifikuar mbylljen e accountit.

Mbyllja e accountit fillon gjithmonë me

1) një njoftim të ngjashëm si ky



ku kërkohet që unë t’i përgjigjem një njoftimi nga GMAIL te GMAILI im, njoftim që ka rezultuar gjithmonë “i rremë”.

2) Pas letrës të Gmail të vërtetë, që hiqet si i rremë, rezulton që account-in tim e zapton tjetër kush.

3) Pas protestës time te Google për bllokimin e account-it, Google kërkon informacione nga unë që të vërtetoj se account-i është i imi dhe pas një a dy javësh ai më rikthen accountin.

4) Ndërkohë shërbimet sekrete nisin nga account-i im shkresa ku unë u kërkoj lekë njerëzve, ose kurdisin ndonjë marrëzi tjetër në emrin tim.

Për të gjitha këto, Mjeshtri Google nuk mban asnjë përgjegjësi. Me metoda të tilla Google që ka marrë përsipër vetë t’u shërbejë njerëzve, ua nxin jetën dhe vë në rrezik të gjithë lëndën që njerëzit ia kanë besuar këtij gjigandi shumë të rrezikshëm.

Provokime të tilla nga Google mua më kanë ardhur sa herë që Evropës së Monarkive i kanë ‘djegur’ fort shkrimet e mia. Shikoni në këtë foto të account-it tim, ku GMAIL i Google vërteton se unë kam të depozituara aty 13444 emaile të dërguara nga unë, paralajmërimin e Google për mbyllje, i cili vjen menjëherë pas demaskimeve që unë i bëj Elizabethës së Anglisë dhe Aristokracisë Evropiane si e vetmja shkaktare këto 500 vjetët e fundit të të gjitha të Këqiave që i bien në kokë mbarë njerëzimit!



Bëni kujdes nga Korporata të tilla si Google, pasi ato janë 100 % në shërbim të Aristokracisë Evropiane.