03 janar 2011
Gjendja jonë ekonomike
Për shkak të persekutimit të hapur të regjimit në Shqipëri dhe mbështetjes të këtij persekutimi nga Monarkitë e Evropës, unë, Çlirim Xhunga, zbulues i Kodit të Shqipes dhe studjues i historisë dhe etimologjisë të fjalëve të thesarit të gjuhës shqipe dhe të mjaft gjuhëve të rruzullit, për shkak të këtij persekutimi, për shkak të frikës nga raprezaljet që ka ndërmarrë dhe vazhdon të ndërmarrë regjimi shqiptar, administrata shqiptare, të afërm, të njohur e të panjohur nuk kanë guximin të bashkëpunojnë me mua në asnjë fushë që ka lidhje me jetën e njeriut. Kështu,
1. prej viti 1999 unë nuk arrij të siguroj dot një vetëpunësim të qëndrueshëm,
2. prej vitit 1999, për pamundësi vetëpunësimi nuk kam asnjë sigurim shëndetësor dhe jete,
3. regjimi ka bërë kujdes të bllokojë të gjitha pronat që kemi trashëguar, dhe prej tyre nuk kemi arritur në këto njëzetë vjet të sigurojmë asnjë kacidhe,
4. regjimi ka bërë kujdes të na shkatërrojë në mënyrë sistematike edhe ato pak orendi shtëpiake që kemi. Edhe një televizor të ri që kemi marrë e kemi dhuratë nga një i afërm i time shoqeje. Dy – tre të afërm të trembur që na kanë mbetur na sjellin herë pas here ndonjë kg mish e ndonjë shishe vaji.
5. Në bankë ne na kanë mbetur një grusht parash, që ia ka lënë time shoqe i ati para se të vdiste,
6. Shtëpia botuese që themelova në vitin 2008 nuk pati jetë më shumë se pak muaj, pasi regjimi ka trembur dhe vazhdon të trembë librari e shtëpi shpërndarjeje që të shpërndahesh qoftë dhe një libër, që mezi arritëm ta botojmë.
7. Tani së fundi, për më se një vit edhe time shoqe e kanë larguar nga Instituti i Urbanistikës ku ajo punonte si arkitekte, dhe familja jonë prej katër vetash, të rritur të moshës 23 – 57 vjeç, ka mbetur pa asnjë burim jetese, dhe në mëshirë të lëmoshave në formë përkthimi apo projekti, që ky regjim i Evropës Monarkike na lëshon kur llogaria jonë bankare bëhet thuajse zero. Një lojë shumë e hollë kjo e dhunshme psikologjike, e filluar nga mbretëria e Belgjikës në kohën e qëndrimit tonë atje në vitet 1999 – 2003, dhe që vazhdon nga regjimi shqiptar sot e kësaj dite e që ka patur pasoja të rënda për shëndetin tonë.
Çfarë kujton Evropa e Monarkive të Evropës dhe ky regjim se mund të arrijnë kundër meje me masa të tilla ekonomike, si dhe me ushtrimin e persekutimit fizik përmes leximit të trurit, të rrezatimeve elektro – magnetike dhe akustike, të krijimit të zhurmave të panumërta, të provokimit dhe shqetësimit të jetës tonë çdo ditë përmes provokimeve të komshinjve dhe të panjohurve në pallat, lagje dhe në çdo cep të Tiranës?
Ky persekutim tejet i egër i Evropës së Monarkive dhe i regjimit të tyre në Shqipëri dëshmon qartë për forcën dhe fuqinë e gjërave në të cilat unë besoj dhe të studimeve me të cilat merrem unë. Le të vazhdojnë këto supershtetet e shtete të provojnë mbi kurrizin e familje time gjithçka ata kanë në dorë, e të shohim se ku do të mbërrijmë!