Thursday, July 8, 2010

Helmimi

09 korrik 2010

Helmimi

‘Kërcënimi është më i frikshëm se vetë përfundimi’. Kjo është një nga 13 taktikat që Monarkitë e Evropës përdorin kundër armiqve të tyre, të gjithë popujve.

Pas ‘aksidentit’ të datës 17 maj 2010 gjatë të cilit neve na u dërmuan disa brinjë’ e pësuam plagë që ende edhe sot nuk na janë shëruar, i erdhi rradha helmimit. Ndodhira të tilla ne na paralajmërohen. Edhe kur drejtohen kundër meje, edhe kur drejtohen kundër të tjerëve.

Kështu ndodhi para vrasjes të Emin Spahisë në Shkodër. Sali Berisha një ditë më parë, ditë e shtunë, doli në televizion me këmishë me një brimë të shpuar te zemra, kur Saliu dhe tani në pikë të vapës del në TV siç ia do pozita shtetërore, me kostum dhe kravatë të ngjeshur fort pas fyti. Një paralajmërim tjetër i tillë ne na u bë edhe dy ditë para se të vritesh një prind në Vlorë dhe u plagosën të dy fëmijët e tij, aq fëmijë sa kam edhe unë. Dy ditë para se të ndodhte shpërthimi, që koincidonte me njëvjetorin e shkrimit tim ‘Greqishtja e vjetër dhe latinishtja rrjedhin nga gjuha shqipe’, dy deputetë nga Vlora mua më vunë mbi tavolinë një libër për Sigurimet Shoqërore. Pas dy ditësh në Vlorë shpërtheu makina e një punonjësi të Sigurimeve Shoqërore. Edhe sot, pas katër vjetësh, nuk është gjetur se kush i vuri dinamitin makinës të atij punonjësi, që vrau prindin dhe plagosi dy fëmijët, dhe as se kush e vrau pas disa ditësh vetë punonjësin. Që të tre njerëz të pafajshëm.

Ashtu siç Karaxhaferi del në TV dhe ngre filxhanin e kafes për të ngushëlluar dikë që pret ngushëllime nga Çarlsi, edhe në rrugën tonë, para se të helmoheshim u ndal në një vend të dukshëm para dritares tonë furgonçina e markës Princ, me reklamën e madhe të një vajze të bukur që shijon plot lezet kafen. Helmimi ynë pason një ditë vënien në blogun tonë të përvetësimit nga Elizabetha e II dhe të birit, princit Çarls, të dhjetra milionë hektarë tokë, nga më e mira, në mbarë botën.

Pas viteve 90’ të shekullit të kaluar, familja e hajdutëve Windsor i është afruar Ballkanit dhe po zapton toka. Në ndihmë të hajdutëve anglezë po u vijnë në ndihmë këtej, në nahijet e Ballkanit dhe të Shqipërisë, kontë të rilindur dhe bejlerë, dhe ndonjë bej i ri si Sali Berisha, i cili bashkë me të bijën po u shet aristokratëve të Evropës çdo pjesë toke që ata po u rrëmbejnë me dredhi apo vrasje shqiptarëve.

Helmimi është përdorur edhe për qëllime të tjera. Norga që pimë pardje, e që na e sollën nga Durrësi, më kujtoi dhjetra nxënës që vite më parë kishin ardhur nga Kosova në plazh dhe u helmuan para se të iknin. Pas, apo para asaj ngjarje, një autobuz me fëmijë nga Kosova e hodhën nga mali në përrua, që shqiptarët e dy anëve të kufirit kurrë të mos bashkohen.


Drakula, apo siç e njeh populli: Dragoi:

http://aftermathnews.wordpress.com/2010/06/28/in-the-land-of-dracula-prince-charles-revamps-another-transylvanian-property/