Sunday, July 25, 2010

Garancia për jetën

25 korrik 2010

Garancia për jetën

Ka mjaft njerëz elitarë në Shqipëri, të cilët i gënjen mendja se sa më shumë t’i shërbesh regjimit të Elizabethës së II këtu në Shqipëri, aq më të garantuar e ke jetën dhe mirëqenien tënde e atë të familjes.

Kështu mendon dhe një përfaqësues i medias, i cili dje më tregoi se klani i Elizabethës ka ndërmend të më vrasë. Për ne kjo nuk është çudi, pasi Elizabetha ka bërë deri tani shumë krime kundër familjes time, si dhe dy prova të drejtpërdrejta kundër jetës time. E megjithatë, unë jam ende gjallë dhe vazhdoj të dëshmoj për bëmat kriminale të Elizabethës II dhe regjimit të saj këtu.

Të tjerë, kolegë të përfaqësuesit të Prostitutës në media, sot nuk janë më. Edhe ata vinin rrotull meje çdo ditë për të më dhënë mesazhet e saj, por ata s’rrojnë më, ose kanë rënë me helikopter në mes të Adriatikut, ose u ka pushuar zemra papandehur duke qenë mirë e bukur në shtëpi.

Ndryshimi mes meje dhe shërbëtorëve fatkeqë të Elizabethës është i madh – unë kam denoncuar të gjithë ato krime të regjimit të Prostitutës në Shqipëri (për të cilat unë kam dijeni), ndërsa shërbëtorët e saj kanë ikur nga kjo botë pa ua ditur kush hallin, pa u ditur njeri atyre kurrgjë për nder, pasi mjaft prej shërbëtorëve të vrarë nga dora e Prostitutës kanë pasë menduar vetëm për veten dhe familjen e tyre.

Prostituta e ka më të lehtë të vrasë njerëz individualistë e egoistë sesa ata që kontribuojnë publikisht për komunitetin. Në rastin e parë ajo nuk bën kundër vetes asnjë armik, në rastin e dytë ajo zemëron një komunitet të tërë. Kjo është dhe arsyeja që megjithë kërcënimet, poshtërimet, tentavivat për vrasje, aksidentet, neve na është shkurtuar, por, nuk na është marrë ende dot jeta.